Sport

Top 10 lojtarët me kontributin më të madh të golave në vitin 2022 në Serie A


Futbollisti i Milan-it, Rafael Leao, është lojtari që ka kontribuar me më së shumti gola në Serie A në vitin kalendarik 2022, duke qenë pjesëmarrës në 26 prej tyre (gola dhe asistime).

Pra, nuk është rastësi që ai u emërua lojtari më i mirë i Serie A për sezonin 2021/22, kur Milan-i fitoi titullin kampion të parë pas 11 viteve.

I dyti në këtë listë është Ciro Immobile i Lazio-s së bashku me Victor Osimhen kanë qenë pjesëmarrës në 24 gola.

Kurse i katërti është Lautaro Martinez i Inter-it, i cili ka qenë pjesëmarrës me gola dhe asistime në 23 raste.

I pesti është Sergej Milinkovic-Savic i Lazio-s, i cili ka qenë pjesëmarrës në 21 gola të shënuara për ekipin e tij. Ai gjithashtu është mesfushori i vetëm në këtë top 10-she.

Gerard Deulofeu (Udinese) dhe Domenico Berardi (Sassuolo) kontribuan me 19 gola secili, një më shumë se Tammy Abraham (Roma), Dusan Vlahovic (Fiorentina dhe Juventus) dhe Olivier Giroud (Milan).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore