Lajme

Tony Blair: nëse nuk vaksinohesh je ‘i papërgjegjshëm’ dhe ‘idiot’


Tony Blair

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ka thënë se nëse nuk vaksinohesh je ‘i papërgjegjshëm’ dhe ‘idiot’.

Në një intervistë në Times Radio, të mërkurën, Blair i ka përshkruar të pavaksinuarit si ‘idiotë’.

“Nëse nuk jeni i vaksinuar për momentin dhe keni të drejtë vaksinimi, nuk jeni thjesht të papërgjegjshëm. Ju jeni një idiot, më vjen keq që e them por ju jeni”, është shprehur ai.

Deklaratat e tij, kanë marrë komente të ndryshme nga njerëzit, duke ngritur pikëpyetje nëse komentet ishin një “mesazh i dobishëm”.

Sipas analizave të së përditshmes “The Times”, javën e kaluar, një e treta e londinezëve janë ende plotësisht të pavaksinuar.

Mendohet se nivelet e ulëta të vaksinimit janë në Londër, dhe kjo gjë mund të kontribuojnë në rritjen e shpejtë të rasteve të variantit të ri të Coronavirusit, “Omicron” në kryeqytet.

Të hënën, 897 mijë e 979 përforcues u administruan në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, megjithatë 15.1 milion njerëz që kanë bërë një injeksion të dytë para fundit të shtatorit nuk kanë marrë ende një përforcues.

https://twitter.com/disclosetv/status/1473638329304424460?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1473638329304424460%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Ftony-blair-nese-nuk-jeni-vaksinuar-ndaj-covid-19-jeni-idiote-video%2F&fbclid=IwAR1K9_3yIpj6vOf2pd8G6TkH0rBBz8EjOs_iYSUkSQXI_qQyaTNpxerLmPI

Ndërkaq deri më tani më shumë se tetë miliardë doza të vaksinave kundër Coronavirusit janë administruar, në të paktën 197 vende në mbarë botën.

Megjithatë, ka dallime të mëdha në ritmin e progresit në pjesë të ndryshme të botës.

Disa vende kanë siguruar dhe shpërndarë doza për një pjesë të madhe të popullsisë së tyre – por të tjerët mbeten prapa.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore