Sport

Tokyo 2020/Jo tifozë të huaj


Nuk do lejohen tifozët internacional në olimpiadë Tokyo 2020, të shtyrë nga vera e kaluar për këtë vit për shkak të pandemisë Covid-19.

Autoritetet japoneze i raportuan komiteteve olimpike që është pothuajse e pamundur që të lejohet hyrja e shtetasve të huaj në Japoni.

Organizatorët e olimpiadës janë të lumtur që më në fund janë të qartë se cili është plani. Ata premtojnë që do të bëjnë të pamundurën për të gjithë pjesëmarrësit dhe publikun japonez.

Lojërat olimpike do të fillojnë me 23 korrik.

Lojërat paraolimpike fillojnë një muaj më pas, më 24 gusht.

Situata me Covid-19 në Japoni dhe në shumë shtete tjera shtyu deri të ky vendim.

Olimpiada u shty marsin e vitit të kaluar për shkak të arsyes tashmë të njohur. Është hera e parë në histori që një olimpiadë nuk mbahet në datën e përcaktuar.

11 mijë atletë nga afër 200 shtete do të marrin pjesë në garat e Tokyo-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore