Sport

Tokio 2020, ndeshje dramatike për medaljen e bronzit në hendboll


Spanja dhe Egjipti u përballën në Tokio 2020 në ndeshjen e hendbollit për meshkuj, për të shpallur fituesin e medaljes së bronzit.

Spanja është tre herë medaljiste olimpike në këtë sport. Egjipti kishte shpresë për të fituar medaljen e parë olimpike në hendbollin e meshkujve.

Por, spanjollët me anë të Raul Entrerrios ia hoqën mundësin afrikanëve për të dal me medalje nga ajo lojë.

Spanja fitoi ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 33-31, duke siguruar medaljen e bronzit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore