Sport

Tokio 2020, Kiyuna Ryo fiton të artën në karate për meshkuj


Katër herë kampioni i botës në karate, Kiyuna Ryo nga Japonia sapo ka marrë medaljen e artë historike për vendin e tij në ngjarjen kata për meshkuj.

Ryo ka fituar së paku një medalje në kampionatet e fundit botërore, brozni në 2012, ari në 2014, 2016 dhe 2018.

Ai u përballë me spanjollin Damian Quintero, me të cilin ishte përballur edhe në finalet e 2014 dhe 2016.

Japonezi triumfoi ndaj spanjollit me 28.72 pikë kundrejtë 27.66 pikëve që mori ky i fundit.

Vendi i parë dhe medalje ari për Ryo, vendi i dytë dhe medalje argjendi për Quintero dhe vendi i tretë dhe medalje bronzi për Ali Sofuglu të Turqisë dhe Ariel Torres të SHBA.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore