Shqipëria

Tiranë/Hidhet nga pallati, humb jetën një shtetas


Policia ka njoftuar se më 28 prill, rreth orës 10:50, në rrugën “Gramoz Pashko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, shtetasi E. K., 44 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Paraprakisht, bën me dije policia, dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore