Shqipëria

Tiranë: Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 40-vjeçari nga forcat “Shqiponja”


Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”kanë arrestuar një 40-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

Në vijim është arrestuar shtetasi R. Xh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sipas informacioneve Policia e Tiranës kishte marrë denoncim në rrugë operative se në bulevardin “Bajram Curri”, një shtetas i armatosur po lëvizte me një motomjet.

Në vijim është organizuar puna dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Black bag”.

Ndërkaq shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore