Lajme

Tik Tok i merr lekët ‘lypësve’ sirianë


Disa nga familjet e zhvendosura në kampet siriane, të cilat ‘lypin’ për dhurata në median sociale Tik Tok, kane rënë pre e një “zhvatjeje” që atyre i bëhet nga tarifat e vetë aplikacionit.

Pas një investigimi të bërë në brendësi të shfrytëzimit nga kompania e cila merr deri në 70% të të ardhurave të fituara prej tyre, përmes donacioneve të ndjekësve.

Lajmi u bë i ditur nga media shtetërore britanike BBC, pas një hetimi të bërë nga afër.

Tik Tok, tha se do të ndërmarrë veprime të menjëhershme për rastin në fjalë.

Në një deklaratë, përfaqësues të kompanisë shprehen se janë thellësisht të shqetësuar nga informacioni dhe pretendimet që u janë sjellë nga BBC dhe kanë ndërmarrë veprime të shpejta dhe rigoroze.

“Kjo lloj përmbajtjeje nuk lejohet në platformën tonë dhe ne po forcojmë më tej politikat tona globale rreth lypjes shfrytëzuese”, shkruhet në njoftimin e Tik Tok.

kampeve, u zbulua se shumica e këtyre fondeve ishin marrë nga kompania.

Kjo është “qesharake” dhe “e padrejtë” për familjet në Siri, nënvizoi një reporter i BBC-së, brenda kampeve.

Gazetari në Siri kontaktoi një nga agjencitë e lidhura me Tik Tok duke pretenduar se jetonte në kampe.

Ai krijoi një llogari në aplikacion dhe u shfaq “live”, ndërsa stafi i BBC-së në Londër dërgoi dhurata me vlerë 106 dollarë nga një llogari tjetër.

Në fund të transmetimit të drejtpërdrejtë, gjendja e llogarisë se përdoruesit ishte 33 dollarë. Tik Tok kishte marrë 69% të vlerës së dhuratave.

33 dollarët e mbetur nga dhurata prej 106 dollarësh e BBC-së u reduktuan me 10% të tjera kur u tërhoqën nga një kompani vendase e transfertave të parave.

Përveç kësaj, ndërmjetësit e Tik Tok-ut do të merrnin 35% të pjesës së mbetur, duke lënë llogarinë me vetëm 19 dollarë.

Dhuratat që familjet kërkojnë janë virtuale, por ato u kushtojnë shikuesve pará reale dhe mund të tërhiqen nga aplikacioni si vlerë monetare.

Shikuesit e transmetimit të drejtpërdrejtë i dërgojnë dhuratat, duke filluar nga trëndafilat digjitalë, të cilët kushtojnë disa cent, te luanët virtualë, me vlerë rreth 500 dollarë.

Hamid, një nga ndërmjetësit e Tik Tok-ut në kampe, i tha BBC-së se kishte shitur bagëtinë e tij për të paguar një telefon celular, kartë SIM dhe lidhje Wi-Fi për të punuar me familjet në rrjet.

Kompania tha se kjo lloj përmbajtje nuk lejohej në platformën e saj dhe se komisioni i saj nga dhuratat digjitale ishte  më pak se 70%.

E pyetur për një informacion më të detajuar, media sociale nuk pranoi të konfirmojë shumën e saktë.

Aplikacioni i Tik Tok, me rritjen më të shpejtë në botë, ka bërë më shumë se 6.2 miliardë dollarë të ardhura bruto nga shpenzimet brenda platformës që nga fillimi i tij në 2017-ën, sipas kompanisë analitike Sensor Tower.

Ndërkohë, në kampe ka shumë pak mundësi për të fituar pará përveç lypjes në internet.

BBC, përdori sistemin brenda aplikacionit për të raportuar 30 llogari, të cilat shfaqin fëmijë teksa lypnin, duke e detyruar kompaninë të bllokojë të gjitha llogaritë në të cilat ka pasur shkelje të politikave të përdorimit.

Lidhur me ngjarjen, BBC iu afrua disa organizatave bamirëse që punojnë në Siri, për të mbështetur familjet në kampe, si një alternativë për të fituar para live në Tik Tok.

Një organizatë bamirëse lokale, Takaful Alsham, tha se do të sigurojë furnizime bazë për familjet për tre muajt e ardhshëm, duke i ndihmuar fëmijët të gjejnë shkolla dhe duke mbuluar shpenzimet e tyre arsimore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore