Lajme

Themelimi i Komisionit për kontratat njëburimore, Tahiri: Qeveria ka frikë serioze, është afera më e madhe korruptive


Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka potencuar se themelimi i një Komisioni Hetimor Parlamentar për kontratat njëburimore është më e pakta që ky Kuvend mund të bëjë.

Partia Demokratike e Kosovës, të enjten, në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar themelimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për kontratat njëburimore.

Në mbështetje të kësaj iniciative, Tahiri, ka potencuar se Qeveria e Kosovës ka një frikë serioze dhe nuk po dëshiron themelimin e një komisioni të tillë.

“Kjo qeveri ka kontraktuar 781 tendera njëburimor të cilët pa asnjë dyshim janë burim i korrupsionit, burim i keqpërdorimit”.

Sipas Tahiri, kjo qeveria e ka kthyer në trend kontraktimin e tenderave njëburimor.

“Afera e tenderëve njëburimor është afera më e madhe korruptive e kësaj qeverie”.

Tahiri gjatë fjalimit të tij ka kritikuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, meqë sipas tij Kurti ka “korruptuar luftën kundër korrupsionit”.

“Ai e sheh të korruptuar vetëm atë që nuk është në Lëvizjen Vetëvendosje”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore