Përballje

Teuta fiton me vështirësi përballë Apolonisë


Teuta u përballë me Apoloninë në “Niko Dovana” duke zhvilluar ndeshjen e katërt të javës së 18-të në superiore.

Durrsakët nuk e kishin aspak të lehtë përballë fierakëve.

Pjesa parë ishte e vakët pa raste dhe përfundoi 0-0.

Ndërkaq, Durrsakët u detyruan të prisnin deri në të 77-tën për të gjetur golin vendimtar.

Mbrojtësi Rrustem Hoxha shënoi golin e fitores për Teutën.

Teuta ngjitet në kuotën e 30 pikëve, po aq sa Laçi, një më pak se Partizani dhe shtatë më pak se lideri, Vllaznia.

Lufta për titull në superior është tashmë e hapur totalisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore