Lajme

Tesla zbulon zotërimet e Bitcoin me vlerë 222 milionë dollarë


Kompania e automjeteve elektrike Tesla dorëzoi raportin e saj të tremujorit të dytë në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime të SHBA (SEC) të hënën.

Kompania shpjegoi se ajo konvertoi rreth 75% të zotërimeve të saj bitcoin, dhe shtoi 936 milionë dollarë në bilancin e saj

“Ne kemi regjistruar 170 milionë dollarë humbje nga zhvlerësimi që rezultojnë nga ndryshimet në vlerën kontabël të bitcoin-it që posedojmë dhe fitime prej 64 milionë dollarësh nga disa konvertime të bitcoin në monedhë fiat”.

Tesla fillimisht bleu 1.5 miliardë dollarë bitcoin në tremujorin e parë të 2021. Në të njëjtin tremujor, kompania shiti BTC me vlerë 272 milionë dollarë. Çmimi i bitcoin u luhat midis nivelit 32 mijë dollarë dhe nivelit 59 mijë dollarë në tremujorin e parë të 2021.

Kompania e makinave elektrike deklaroi në dosjen e SEC se realizoi fitime prej 128 milionë dollarësh nga konvertimi i BTC-së së saj në monedhën fiat në tremujorin e parë të 2021.

Asetet digjitale të Tesla-s përbëhen kryesisht nga Bitcoin

Në paraqitjen e saj të së hënës në SEC, Tesla sqaroi se bleu bitcoin me vlerë 1.5 miliardë dollarë në tremujorin e parë 2021. Përveç kësaj, ajo mori “një sasi jomateriale” të aseteve digjitale gjatë gjysmës së parë të këtij viti.

Ndërsa Tesla nuk i përmendi asetet e tjera të kriptos që zotëron, kompania ka pranuar përdorimin e  kriptomonedhës meme dogecoin (DOGE) për disa mallra, që nga janari.

Më 30 qershor, çmimi i BTC ishte rreth 20 mijë dollarë, pasi ra për një kohë të shkurtër në 18 mijë e 784 dollarë. Në kohën e shkrimit, BTC po tregtohet me 21 mijë e 869 dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore