Lajme

Tërnava gjatë faljes së Kurban Bajramit: Familja është e shenjtë


Myftiu Naim Ternava

Është mbajtur manifestimi i faljes së Namazit të Kurban Bajramit në Xhaminë e madhe në Prishtinë, ku Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, mesazhin e kësaj feste e përqendroi te rëndësia e familjes në shoqëri.

Sipas tij, është obligim fetar por edhe traditë kombëtare që të ruhet familja.

“Ta kultivojmë, kujdesemi, ta mbrojmë e të sakrifikojmë për të. Për ne familja është e shenjtë prej secilës varet edhe vazhdimësia e jetës dhe llojit njerëzor mbi tokë. Familje ose fole familjare është vetëm ajo e cila është ngritur nga martesa e një burri dhe një gruaje dhe kjo përben një prej shtyllave më të rëndësishme të shoqërisë së shëndoshë islame dhe humane. Fortësia dhe qëndrueshmëria e saj është edhe forca dhe qëndrueshmëria e kombit dhe e shtetit”, është shprehur ai.

Po ashtu, Tërnava tregoi edhe për rëndësinë e kësaj feste.

“Festa e Kurban Bajramit është një ndër momentet më të rëndësishme për besimtarët myslimanë sepse vjen pas përfundimit të haxhit dhe therjes së kurbanit”, ka thënë ai.

Sipas tij, begatia e kësaj feste është sofra e Bajramit e cila bashkon me më të dashurit.

Falja e Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Si festohet dhe si t’ua urojmë të tjerëve këtë festë?

Kjo festë përkon me përfundimin e Haxhit,në të cilin miliona njerëz marrin pjesë çdo vit.

Sidoqoftë, në dritën e pandemisë së koronavirusit, Haxhi filloi me shumë më pak pelegrinë se herave të kaluara. Zakonisht aty marrin pjesë rreth 2.5 milionë njerëz.

Ndërkaq këtë vit, vetëm 60 mijë qytetarë dhe banorë të Saudia Araba janë lejuar të marrin pjesë.

I njohur si “festa e sakrificës”, Kurban Bajrami përkujton gatishmërinë e profetit Ibrahim për të sakrifikuar djalin e tij në mënyrë që të dëshmoi përkushtimin e tij ndaj Zotit.

Edhe data e vendosjes së kësaj feste, padyshim që ka një procedurë. Kalendari islamik është një kalendar hënor, që do të thotë se datat e ngjarjeve vjetore mund të ndryshojnë në bazë vjetore në përputhje me fazat e hënës.

Kurban Bajrami bëhet në ditën e 10-të të muajit të fundit të kalendarit Islamik, Dhu al-Hixhah.

Dhu al-Hixhah është muaji i 12-të dhe më i shenjtë i vitit Islam, gjatë të cilit myslimanët udhëtojnë në Mekë për Haxh.

Për këtë festë, besimtarët flijojnë një kafshë që zakonisht është një dhi, dele apo lopë dhe ndahet në disa pjesë.

Myslimanët tradicionalisht për këtë festë vishen me rroba të bukura dhe bëhet shkëmbimi i dhuratave.

Eidi është fjala arabe për një dhuratë që u jepet fëmijëve nga të afërmit gjatë festës së bajramit Bajramit.

Ndryshe, fraza e përdorur për t’i uruar dikuj Bajramin është fraza që nga arabishtja përkthehet si “Bajram i Bekuar”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore