Shqipëria

Tërmet 4.7 ballë në Malësi të Madhe


Janё ndier sёrisht lёkundje tёrmeti nё vendin tonё. Magnituda e tij ishte 4.7, ndёrsa epiqendra ishte 2 kilometra nё veri tё Koplikut.

Lёkundjet e tёrmetit janё ndier gjithashtu nё Shkodёr dhe Lezhё.

Tre lëkundje tё tjera tërmeti u ndjen në orët e para të mëngjesit në veri të vendit. S

ipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundja e parë ka qenë në orën 04:19 minuta të mëngjesit, me një magnitudë 4 të shkallës Rihter. Epiqendra e tij ishte 17 kilometra në verilindje të Koplikut dhe 28 kilometra në veri të Shkodrës.

Dhjetë minuta më pas u ndie dhe lëkundja e tretë me magnitudë 3.4 ballё tё shkallёs Rihter, 2 kilometra në verilindje të Koplikut.

Nuk raportohet për dëme deri më tani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore