Lajme

Terapia me antitrupa e AstraZenecas, “parandalon COVID-19”


AstraZeneca

Testimet e bëra nga kompania AstraZeneca, kanë shfaqur mundësitë për një trajtim të ri që do të parandalonte sëmundjen COVID-19.

Kompanitë farmaceutike britanike, kanë thënë se terapia e re e saj me antitrupa, është duke ulur deri në 77 për qind rrezikun tek personat të cilët shfaqin simptoma të COVID-19, sipas testimeve në faza të avancuara.

Terapia AZD7442, e kompanisë AstraZeneca përmban antitrupa të krijuar në laborator që janë të dizajnuar të qëndrojnë në trup për disa muaj për ta mundur Coronavirusin në rast të infektimit.

Kompania AstraZeneca, tha se 75 për qind të pjesëmarrësve në testim për këtë terapi kishin pasur sëmundje kronike duke përfshirë disa persona me reagim të ulët imunitar ndaj vaksinës.

Po ashtu, terapi të ngjashme me një lloj të barnave të quajtur antitrupa monoklonal po zhvillohen nga kompania AstraZeneca: Regeneron (REGN.O), Eli Lilly (LLY.N) dhe GlaxoSmithKline (GSK.L) me partnerë Vir (VIR.O), të gjitha këto po konkurrojnë për një rol në trajtimin dhe parandalimin e COVID-19.

Para fund vitit, Astrazeneca është duke synuar prodhimin e një deri në dy milionë terapive, duke qenë kompania e parë që po publikon të dhëna pozitive nga testimet për parandalimin e sëmundjes COVID-19.

Penny Ward, profesor në degën e mjekësisë farmaceutike në Universitetin “Kings College” në Londër, deklaroi se lajmi për këtë terapi është i mirë për njerëzit që kanë reaguar keq ndaj vaksinimit ose që duhet të marrin barna për shtypjen e imunitetit pas transplantimit të organeve, sëmundjeve auto-imunitare apo gjendje të tjera shëndetësore.

“Potencialisht mund të jetë ndryshim i madh për këta individë që momentalisht po këshillohen të vazhdojnë të mbyllen edhe pse janë të vaksinuar plotësisht”, tha ai.

Ndërkaq, një zyrtar i AstraZenecas, Mene Pangalos u shpreh se testimet për terapinë u bënë tre muaj pasi antitrupat ishin injektuar, ndërsa hulumtuesit do të vazhdojnë përcjelljen edhe deri në 15 muaj, me shpresë se kompania mund të konsiderojë këtë terapi si mbrojtje një vjeçare.

“Ne me të vërtetë po mundohemi t’i ndihmojmë pacientët që kanë nevojë për një nivel të shtuar të mbrojtjes përtej vaksinës” tha Pangalos.

Ai sinjalizoi të ardhmen e produktit të ri kundër COVID-19 nga AstraZeneca, duke thënë se mund të rrisë vlerën strategjike të vaksinës ekzistuese Vaxzevria, e cila është zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit në Britani.

Kompania farmaceutike anglo-suedeze, ka pasur probleme me vaksinën kundër COVID-19, pasi raste të rralla të mpiksjes së gjakut kanë rënduar mbi kërkesat për këtë vaksinë në Evropë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore