Sport

Ter Stegen mungon në EURO 2020


Marc-Andre ter Stegen

Portieri fantastik i ekipit të Barcelonës, nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Joachim Low, këtë verë në kampionatin Evropian 2020.

Marc-Andre ter Stegen ka përjashtuar veten nga planet e Gjermanisë në Kampionatin Evropian të kësaj vere, sepse, ai është i detyruar të operohet së shpejti.

Ter Stegen ka postuar në rrjetet sociale, pas humbjes së katalunasve ndaj Celta Vigo të dielën.

“Jam i zhgënjyer për humbjen e djeshme dhe tani ne nuk mund ta fitojmë më La Ligan. Pas një fillimi të komplikuar të sezonit , ne treguam karakter të fuqishëm duke kaluar 19 ndeshje të pamposhtur, por, nuk ishim në gjendje ta mbanim këtë formë deri në fund..

“Unë kam vendosur së bashku me ekipin mjekësor të klubit që do të bëj një ndërhyrje në gju. Jam i trishtuar që do të humbas EURO 2020 këtë verë me Gjermaninë.

“Për herë të parë pas shumë vitesh, do të jem tifoz dhe do mbështes vendin tim nga shtëpia, shpresoj të fitojmë!

“Pas pushimit të verës, kur të kthehem në fushë, shpresoj të jem në gjendje të luaj edhe një herë me tifozët.

“Faleminderit për mbështetjen tuaj gjatë një sezoni të vështirë.

Edhe pse kjo mund të konsiderohet mungesë shumë e madhe për gjermanët, kjo nuk do shkaktojë probleme madhore, pasi Joachim Low preferon të startojë Manuel Neuer para çdo portieri tjetër.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore