Sport

Tenis/ Finalja e Geneva-s


Kur kanë mbetur edhe nëntë ditë deri në fillimin e turnet “mbret” të dheut, grand slam-it Roland Garros, tenistët më të mirë po luftojnë për turnet ATP.

Nesër, më 22 maj, luhet finalja e ATP 250 Geneva.

Norvegjezi Casper Ruud arriti fitore shumë të thjeshtë ndaj Andujar-Alba në gjysmëfinale, ky i fundit kishte eliminuar Roger Federer-in në raundin e parë.

Ruud fitoi 2-0 me sete (3-6, 2-6) në një ndeshje që zgjati 1 orë e 20 minuta.

Në rrugën e tij për në finale, Ruud eliminoi me radhë: Sandgren, Koepfer dhe Andujar-Alba.

Në finale, ai do të ndeshet me Shapovalov, që pas eliminimit të Federer, është konsideruar favorit.

Ai fitoi 2-0 me sete (4-6, 5-7) përballë Cuevas, në një ndeshje që zgjati 1 orë e 56 minuta.

Shapovaloc me radhë eliminoi: Cecchitano, Djere dhe Cuevas.

Finalja zhvillohet nese në orën 16:00.

Geneva Open dhuron plot 250 pikë për fituesin.

Ruud, me një fitore të mundshme, do të ngjitej në vendin e 14-të nga vendi i 21-të.

Kurse, Shapovalov me një fitore do të ngjitej vetëm dy vende, nga i 15-ti në të 13-tin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore