Lajme

Temperaturat përvëluese në Prishtinë – pishinat dhe parqet, plot


Pishina e Gërmisë në Prishtinë u mbush me qytetarë të mërkurën, për shkak të temperaturave përvëluese që arritën deri në 39 gradë celsius në Kosovë.

Shumë të tjerë u detyruan të kërkojnë hije në parkun afër pishinës.

Ndërkaq sipas meteorologut Mendim Rogova, sivjet janë regjistruar temperaturat më të larta në Kosovë, që nga viti 2007.

Në anën tjetër, njëri nga pronarët e një lokali në parkun e Gërmisë, Faton Kelani, potencoi se nuk mban mend që një kohë të gjatë të ketë mbajtur kaq shumë vapë në kryeqytet.

Ndërkaq Instituti Hidro-Meteorologjik të Kosovës, ka bërë të ditur se pas këtyre temperaturave të larta të cilat mbretëruan në Kosovë, moti do të pësoj ndryshime pothuaj në gjithë parametrat meteorologjik.

Sipas IHMK-së, përpos rrezeve të diellit gjatë dy ditëve në vazhdim parashihen vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Ekziston rreziku që në disa vende të bie breshër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore