Shqipëria

Temperatura nën 0°C, kujdes i shtuar për drejtuesit e makinave


Autoriteti Rrugor Shqiptar ka drejtuar thirrje për drejtuesit e makinave që të bëjnë kujdes në udhëtimin gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.

Kjo pasi pritet që temperaturat të zbresin nën 0 gradë Celsius.

“Temperatura të ulëta, pa reshje, kanë përshkuar vendit dhe sipas parashikimit të motit gjatë natës do të zbresin nën 0 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, autoriteti përgjegjës ka njoftuar se është kryer trajtimi me kripë në akset më problematike.

“Është bërë trajtimi me kripë në akset me prezencë bore për të shmangur ngricat, si në Tropojë, Kukës dhe Korçë”, vijon njoftimi.

Gjithashtu është paralajmëruar që drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit dhe “të respektojnë sinjalistikën, të reduktojnë shpejtësinë e të pajisen me goma dimërore”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore