Lajme

Televizioni kinez heq markat e brandeve perëndimore


Stacionet televizive kineze hoqën logot e markave perëndimore në programet e tyre, në shenjë mbështetjeje ndaj fushatës së pambukut në Kinë, në Xinjiang.

Ky veprim ka vonoi transmetimin e disa programeve, pasi redaktorët e produksionit po censuronin gjithçka, nga bluzat te këpucët.

Shitësit me pakicë perëndimorë po përballen me një reagim të ashpër në Kinë. Ky reagim ndodhi pasi ata shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me përdorimin e pretenduar të punës së detyruar të ujgurëve në prodhimin e pambukut.

Pekini e mohon këtë fakt. Gjatë ditëve të fundit shumë marka janë përballur me një bojkot.

Ka pasur një zemërim masiv në internet. Shumë personazhe të famshëm kanë ndërprerë publikisht lidhjet me markat perëndimore në mbështetje të fushatës së pambukut në Xinjiang.

Shumë marka të famshme në Xinjiang kanë refuzuar përdorimin e pambukut. Ndërkohë , shumë kinezë kanë bërë thirrje për bojkot. Sjellim në vëmendje se disa shtete perëndimore kanë vendosur serioze ndaj Kinës. Ndërkohë që Pekini  akuzohet se ka shkelur të drejtat e njeriut ndaj pakicës myslimane ujgure.

Gjatë muajit dhjetor BBC-ja publikoi një hetim në të cilin bëhet me dije se Kina ka detyruar qindra pakica, duke përfshirë edhe pakicat myslimane ujgure të kryejnë punë të detyruar në fabrikat e pambukut në Xinjiang.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore