Pajisje

Teleskopi Stellina si aparat fotografik


Vaonis, kompania e pajisjeve teknologjike, ka nxjerrë teleskopin e quajtur Stellina, i cili përfaqëson një kombinim mes teleskopit dhe aparatit fotografik.

Sipas Vaonis, teleskopi Stellina është një revolucion në botën e pajisjeve teknologjike autonome pasi është tërësisht e automatizuar.

Veçantia e pajisjes qëndron në faktin se Stellina ofron lehtësi për të gjithë që kanë dëshirë të shohin mrekullitë e universit përmes përvojës së ridizajnuar të vëzhgimit duke zëvendësuar okularin me një aplikacion në telefon.

Kompania shprehet se përdoruesit “mund të eksplorojnë dhe vëzhgojnë qiellin e natës, të bëjnë fotografi të trupave qiellorë dhe të ndajnë zbulimet e tyre”  vetëm përmes aplikacionit.

Nëpërmjet aplikacionit shoqërues të teleskopit Stellina, i cili ofron përmbajtje informuese lidhur me informacione dhe sekrete për universin, e bën përvojën e vëzhgimit më “bashkëvepruese dhe emocionuese”.

Ai mund të lidhet me 10 pajisje njëkohësisht dhe gjithashtu, lejon shpërndarjen e imazheve të zbuluara Ultra-HD në mediat sociale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore