Lajme

Teleskopi ‘James Webb’ filmoi fazat e fundit të jetës së yllit


Fotot e marra nga teleskopi James Webb tregojnë fazat e fundit të jetës së një ylli, të ashtuquajturit xhuxhi i bardhë, pothuajse 2 mijë e 600 vite dritë larg Tokës.

Fotot e publikuara nga një ekip ndërkombëtar astronomësh tregojnë një strukturë rrethore me një vrimë në mes, të quajtur mjegullnaja e unazës.

Një mjegullnajë është termi që përdoret për një yll që nxjerr materialin e tij në hapësirë në momentet e tij të vdekjes, kur prodhon unaza me ngjyra të gjalla, flluska që zgjerohen dhe shpërthejnë, si dhe re dhe pluhur.

Siç raporton The Guardian, një fat i ngjashëm e pret Diellin pas disa miliardë vitesh.

Fotot e publikuara tregojnë jo vetëm strukturën e mjegullnajës, por edhe rajonin e brendshëm rreth “xhuxhit të bardhë” qendror të saj, një yll me densitet të madh, i cili është sa një planet.

Brezat shumëngjyrëshe në mjegullnajë krijohen nga elementë që lëshojnë dritë në gjatësi vale të ndryshme.

Duke analizuar fotografitë, astronomët shpresojnë të mësojnë më shumë rreth proceseve komplekse që krijojnë strukturat mjegullnajë dhe ciklet e jetës së yjeve dhe elementet që ata hedhin në hapësirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore