Lajme

Telekomi dhe RTK-ja me humbjen më të madhe për vitin 2021


Zyra Kombëtare e Auditimit.

Të martën është paraqitur raportimi i auditimit të rregullsisë dhe përformancës nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka bërë të ditur se nga auditimet e bëra në Telekomin e Kosovës, kanë rezultuar humbje prej 10.8 milionë euro.

“Pjesën më të madhe të humbjeve e kishte Telekomi i Kosovës në shumën prej 10.8 milionë euro kurse fitimin e kishte realizuar “Termokosi” me 1.9 milionë euro”.

Zyra Kombëtare e Auditimit.

Ndërkaq, sa i përket Radio Televizionit të Kosovës (RTK), humbjet nga keqmenaxhimi janë 800 mijë euro.

“Në auditimin e performancës në RTK, janë vërejtur se kontrolli i dobët i ka kushtuar RTK-së 800 mijë euro nga kenxhmenaxhimi për tre vjet. Tek hidrocentralet karakterizohet me mangësi që nuk siguron shfrytëzim efikas të ujërave”.

Spanca ka shtuar se, “nga analizimi i 80 për qind të raporteve, 67 raste për kryerjen e veprave penale. Për këtë sezone kanë rezultuar 993 rekomandime të rregullsisë së performorancës”.

Ndërsa, bëri të ditur se gjatë auditimit kanë identifikuar 67 raste me elemente potenciale për kryerje të veprave penale.

“Për këto raste e kemi njoftuar Prokurorin e Shtetit, i cili na ka njoftuar se çështjet i ka adresuar te Prokuroritë Themelore”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore