Lajme

Të shtunën rivarrosen eshtrat e shtatë martirëve të gjetur në Kizhevak të Serbisë


Njoftimi nga Komuna e Skenderajt

Të shtunën do të bëhet rivarrimi i eshtrave të shtatë martirëve të masakrës së Rezallës, të cilëve janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë.

Ceremonia e rivarrimit për martirët e masakrës së Rezallës, do të bëhet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari dhe Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

“Ceremonia e rivarrimit mbahet nesër me datë, 09.10.2021, nga ora 14:00, në Kompleksin e varrezave të martirëve në Rezallë”.

“Lavdi martirëve të Rezallës dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë!”, thuhet në njoftim të Komunës së Skenderajt.

Arkivolet me mbetje mortore të ri-atdhesuarve në Kosovë-Merdare 30 shtator 2021

Me 30 shtatori ishin sjellë në Kosovë nga Serbia, eshtrat e shtatë viktimave.

Në pritje të eshtrave të tyre në pikën e kufitare në Merdarë kishin dalë familjarë, Kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe i pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari si dhe Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore