Lajme

Të paktën 100 mijë ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre, sipas OKB-së


Të paktën 100 mijë ukrainas kanë ikur nga shtëpitë e tyre.

Këtë e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.

OKB-ja tha se Federata Ruse po vret civilë në Ukrainë dhe qytetarët e saj janë të detyruar të ikin.

“Nevojat humanitare në Ukrainë po rriten çdo orë. Civilët po vdesin. Raportohet se të paktën 100,000 ukrainas tashmë janë larguar nga shtëpitë e tyre. Punëtorët e OKB-së po rrisin ofrimin e mbështetjes për shpëtimin e jetës. Siguria dhe liria e tyre e lëvizjes duhet të garantohet”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore