Film

Të martën publikohen të përzgjedhurit për Oacar, “Zgjoi” mund të jetë një nga ta


Sekuencë nga filmi "Zgjoi"

Gjatë ditës së martë Oscar pritet të publikoj emrat e filmave të nominuar.

“Zgjoi” garues potencial, është nën “ethe”, deri në zbardhjen e emrave në listën e të nominuarve.

Filmi kosovar, me regji të Blerta Bashollit, pati hyrë në listën e ngushtë të filmave ndërkombëtar, ndërkohë këtë të martë, mund të shkruhet historia nëse hyn në garë për çmimin prestigjioz.

Të gjithë emrat e filmave të nominuar pritet të publikohen gjatë ditës.

Ndërkohë, ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars 2022 mbahet të dielën e 27 marsit.

Yllka Gashi, në rolin e Fahrijes në filmin “Zgjoi”

Para dy muajsh, filmi kosovar “Zgjoi”, i regjisores Blerta Basholli, ka hyrë në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars.

Këtë e ka bërë të ditur ish-drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, përmes një postimi në Facebook.

“HISTORIKEEEEE “HIVE” në rreth të ngushtë për nominim për OSCARS!!!! Brravooo Blerta Basholli, Yllka Gashi, Valon Bajgora dhe gjithë ekipi i mrekullueshëm!!! Super proud”, ka shkruar Zharku në Facebook.

Këtij suksesi i është gëzuar edhe aktorja kryesore e këtij filmi, Yllka Gashi, e cila luan Fahrijen.

“Kosova për herë të parë, përmes filmit ‘Zgjoi’, ka hyrë në listën e ngushtë të filmave ndërkombëtarë për  Oscars 2022!!!! Gëzim e kënaqësi!!!!”, ka shkruar aktorja Gashi në Facebook.

“Zgjoi” deri tani është shpërblyer me shumë çmime ndërkombëtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore