Kosova

Të martën Lajçak viziton Beogradin – “Do të tentojë ta caktojë takimin e radhës Vuçiç-Kurti”


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të martën në Beograd do të takohet me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, njoftuan nga kabineti i Vuçiçit, raporton mediumi serb Danas.

Sipas Danas, disa media pranë autoriteteve, duke cituar burimet e tyre në Bruksel, raportuan se Lajçak do të vinte për të vlerësuar mundësinë e një “takimi të qëllimshëm” mes Vuçiçit dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, deri në fund të vitit.

Javën e kaluar në Bruksel, Lajçak ka biseduar me kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit në Besnik Bislimi dhe Petro Petkoviç.

Në Bruksel janë mbajtur dy takime të Grupit Punues për zgjidhjen e çështjes së targave.

Po ashtu, Lajçak, përmes një postimi në Twitter pati bërë të ditur se gjatë takimeve të ndara me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç ka përsëritur qëndrimin e vendeve anëtare të BE-së se është i nevojshëm një përparim në rrjedhën e dialogut.

“Sot prita dy kryenegociatorët dhe delegacionet e tyre në takime të veçanta për çështjet e pazgjidhura dhe rrugën përpara në dialog”, kishte shkruar Lajçak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore