Stil

Të jetuarit në ambient modern


Është krijuar një mjedis që duket shumë tërheqës dhe frymëzues, në të cilin mund të kalohet lehtësisht nga një dhomë në dhomën tjetrën.

Ky ambient paraqet një mjedis të sofistikuar në të cilin enteriri neutral është kombinuar shumë me kujdes dhe në mënyrë kreative me ngjyra mbresëlënëse

Dhoma e ndenjës, zona e hyrjes dhe dhoma e ngrënies janë të lidhura vizualisht, duke e bërë të duket sikur një hapësirë derdhet në një hapësirë tjetër, me një lehtësi të pabesueshme.

Po ashtu, nuancat e ndryshme të ngjyrave të hirtë, të bardhë dhe të kafenjtë mund të gjenden në çdo vend.

Arti mbresëlënës në mure, jastëkët dekorativë si dhe pasqyra e madhe në një cep të murit sigurojnë që hapësira të mos duket monotone.

Vazot mbresëlënëse dhe detajet e tjera zbukuruese gjenden nëpër gjithë banesën së cilës me praninë e tyre i japin bukuri të veçantë.

Hapësira e kuzhinës dhe karriget ngjyrë të kuqe të zjarrtë marrin dritën nga reflektori në kuzhinë dhe përshtaten mirë në tregimin me të cilin dominojnë karriget e sipërpërmendura ngjyrë të kuqe dhe llamba në dhomën e ditës.

Aparatet metalike të kuzhinës dhe ndriçimi shumë i mirë e bëjnë që kjo hapësirë të duket funksionale dhe e harmonishme.

 

Shfaqja perfekte e një shtëpie moderne që vjen në jetë falë ngjyrave të ndezura.

Dhomat e gjumit, nga ana tjetër, i përmbahen stilit modern në ngjyrë neutrale, kryesisht në nuancë të bardhë dhe të hiri.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore