Lajme

Të hënën debat në Kuvend për shtrenjtimin e rrymës


Kuvendi i Kosovës

Të hënën deputetët e Kuvendit të Kosovës do të debatojnë rreth çështjes së shtrenjtimit të rrymës të propozuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

ZRrE ka ardhur në këto propozime në bazë të kërkesave të KEDS dhe KESCO, dhe sipas kësaj zyreje konsumatorët do të ndahen në pesë kategori: a, b, c, d, e.

Sipas ZrRE-së vetëm kategoritë (d) dhe (e) të cilat tejkalojnë konsumin e 600 kWh afektohen nga shtrejntimi i energjisë elektrike, gjë që gjithsesi, posaçërisht në muajt nëntor-prill. një familje mesatare në Kosovë i shpenzon.

Një gjë e tillë është kundërshtuar rreptësisht nga opozita dhe qytetarët e Kosovës, me arsyetimin se të hyrat mesatare në vend nuk e përballojnë një rritje të tillë enorme të çmimit të energjisë elektrike.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës propozoi rezolutë që mos të ngritet çmimi i energjisë, ndaj të cilës Lëvizja Vetëvendosje abstenoi.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës i rekomandon Zyrës së Rregullatorit të energjisë (ZRrE) dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës të mos i miratojnë, respektivisht të mos i pranojnë tarifat e propozuara për ngritje të çmimit të energjisë”, ishte pika e parë e Rezolutës së propozuar nga AAK.

Ndërkaq zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, ka thënë se propozimet e ZRrE-së janë ende në fazën e propozimeve dhe konsultimeve.

”Duhet të kemi parasysh se propozimet e ZRrE-së janë ende në fazën e konsultimeve, megjithatë duke u bazuar në propozimet aktuale, me subvencionim të qeverisë, nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për konsumatorët shtëpiakë që shpenzojnë deri në 600kWh”, pati deklaruar deklaruar ai

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore