Lajme

Të enjten nis gjykimi ndaj Milorad Gjokoviç-it për krime lufte në Kosovë


Ilustrim.

Të enjten e 20 korrikut do të nisë gjykimi ndja Milorad Gjokoviç, i cili dyshohet për krime të luftës në Kosovë, gjatë periudhës 1998-1999.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ai dyshohet se në fshatin Ozdrim të Pejës dhe në fshatra të tjerë rreth këtij regjioni kishte aplikuar masa të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe depërtimit të dhjetëra civilëve shqiptarë.

Po ashtu, në dokumentin e Gjykatës janë të përmendura edhe plaçkitjet, djegiet dhe shkatërrimet e shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptarë.

Gjokoviç, dyshohet se ka kryer veprën penale “krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Në aktakuzë janë përmendur edhe B.SH., G.SH., F.K dhe A.K., si të dëmtuar në këtë rast.

Më 27 qershor të vitit 2022, Prokuroria Speciale e Kosovës pas një pune hetimore disamujore nga ana e Njësisë për Hetimin e Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, kishte arrestuar Gjukanoviç-in si të dyshuar për krime lufte.

Edhe më 12 korrik, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PRSK), kishte ngritur aktakuzë të në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special kundër një të pandehuri me inicialet S.T i cili i përket nacionalitetit serb.

Në komunikatën e Prokurorisë Speciale dërguar mediave sqarohej se i njëjti dyshohet se ka kontribuar edhe në mbajtjen në kushte skllavërie, dëbimi dhe depërtimin e mijëra civileve shqiptarë.

Më 10 korrik, prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), po ashtu kishte ngritur aktakuzë ndaj një romi i cili akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile.

Kurse më 23 qershor, Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj një serbi, i cili mori pjesë në vrasjen e 19 shqiptarëve gjatë luftës.

Ndaj tij është ngritur aktakuzë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

I pandehuri akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nga janari i 1998 e deri në qershor të 1999 në fshatin Ozdrim të Komunës së Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe.

Me 7 maj të 1999, fillimisht e rrethuan fshatin Ozdrim, e pastaj filluan një ofensive ushtarako-policore duke shtënë me armë në drejtim të popullsisë civile me ç ‘rast u vranë 19 civilë të nacionalitetit shqiptarë.

Aktualisht i pandehuri gjendet në paraburgim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore