Lajme

Ngritët aktakuzë ndaj një romi, dyshohet për krime lufte


Prokuroria Speciale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë ndaj një romi i cili akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Speciale përmes një komunikate për media.

“Gjithashtu, i njëjti kishte marr pjesë në djegien e shtëpive në fshatin Zajm dhe fshatrat për rreth, me ç‘rast në njërën nga shtëpitë e djegura, përkatësisht në shtëpinë e M. A. u gjetën të djegur viktimat B. A. dhe B. K., si dhe nën kërcënimin me armë me qëllim të frikësimit kishte marr pjesë në dëbimin e banorëve të nacionalitetit shqiptar nga shtëpitë e tyre”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante “juridike” që dëshmojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet.

“Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për fillimin e gjykimit në mungesë pasi që janë plotësuar kushtet ligjore nga nenin 234 paragrafi 2 i KPP-së”.

Edhe më 23 qershor, Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj një serbi, i cili mori pjesë në vrasjen e 19 shqiptarëve gjatë luftës.

Ndaj tij është ngritur aktakuzë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

I pandehuri akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nga janari i 1998 e deri në qershor të 1999 në fshatin Ozdrim të Komunës së Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe.

Me 7 maj të 1999, fillimisht e rrethuan fshatin Ozdrim, e pastaj filluan një ofensive ushtarako-policore duke shtënë me armë në drejtim të popullsisë civile me ç ‘rast u vranë 19 civilë të nacionalitetit shqiptarë.

Aktualisht i pandehuri gjendet në paraburgim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore