Sport

Të dielën fillon Roland Garros-i, me kë ndeshen ‘top 10’ tenistët?


‘Grand Slam-i’ i madh i Francës fillon të dielën më 30 maj.

Për herë të parë, shorti i ka radhitur treshen e madhe në të njejtën anë.

Kjo do të thotë që Djokovic, Nadal dhe Federer më së shumti kundër njëri tjetrit mund të luajnë në gjysmëfinale, por jo në finale.

Por, më kë do të ndeshen ‘top 10’ në listën e ATP në finale të raundin e 1/63 të Roland Garros-it?

Numri 1, Novak Djokovic, ndeshjen hapëse do ta luaj përballë Tennys Sandgren, amerikanit të radhitur numër 66 në ATP.

Numri 2, rusi Daniil Medvedev, ka punë pak më të vështirë, kundër kazakut, Alexander Bublik, i cili është numër 37 në botë.

Numri 3, dhe favoriti kryesor për të fituar edhe një tjetër French Open, spanjolli Nadal, e nis rrugën përballë australianit, Alexei Popyrin, numër 62 në botë.

Numri 4, Dominic Thiem, i cili ka zhgënjyer në turnet ATP para Roland Garrosit, e nis atë kundër Pablo Andujar-Alba, numrit 68 që eliminoi Federer-in nga turneu i Genevës.

Numri 5, dhe favoriti për të arritur finalen nga ana e dytë, greku Tsitsipas, fillon kundër numrit 58, vendasit Jeremy Chardy.

Numri 6, gjermani Alexander Zverev, që shokoi të gjithë duke fituar ATP 1000 në Madrid, e nis përballë bashkëkombasit së tij, numri 152, Oscar Otte.

Numri 7, Andrey Rublev, që zhgënjeu më shumë në turnet ATP, e nis përballë Jan-Lennard Struff, gjermani që radhitet i 42-ti në botë.

Numri 8, Roger Federer, që arriti ta mposht kohën në luftën me lëndimin, Roland Garros-in e nis përballë Denis Istomin, tenistit nga Uzbekistani që gjendet i 203-ti në botë.

Numri 9, Matteo Berrettini, përballet me japonezin numër 112, Taro Daniel.

Numri 10, argjentinasi Diego Schwartzmann, që u eliminua në raundin e parë të secilit turne ATP, rrugën në Roland Garros e nis përballë numrit 679, Yen-Hsun Lu, nga Taiwani.  Në letër, Diego ka ndeshjen më të lehtë.

Kur kanë mbetur edhe dy ditë deri në fillimin e tij, Roland Garros premton spektakël të jashtëzakonshëm, si gjthmonë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore