Shqipëria

Të dënuar me burg, ndalohen katër shtetas në Tiranë


Nga strukturat e posaçme të policisë së Shtetit, është bërë i mundur ndalimi i katër shtetasve shqiptar të dënuar me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.

Përkatësisht shtetasi G. S., 52 vjeç, i dënuar me gjashtë muaj heqje lirie për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Shtetasit A. M., 24 vjeç, dhe R. D., 49 vjeç, janë dënuar për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

24-vjeçari është dënuar me gjashtë muaj burg, ndërsa 49-vjeçarja me 10 muaj.

Ndërsa specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë të mundur ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin E. B., 28 vjeç,  pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me katër muaj burg. 28-vjeçarit i kanë mbetur pa vuajtur dënimin dhe tre muaj e 25 ditë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore