Lajme

Të arratisesh nga Mariupoli – 14 të rinj në një makinë të vetme, gjyshërit mbeten në vendin e vdekjes


Të moshuarit po ua lënë vendin të rinjve, të cilët mbërrijnë pa bagazhe dhe pa kujtime – është kjo panorama e ditëve të fundit në qytetet e Ukrainës që pas sulmit të 24 shkurtit nga forcat ruse.

Një nga makinat e fundit, që zbriti në Zaporizhzhia ishte e tyrja. Një automjet tip “Mazda CX”, gri, me xhamin e përparmë të mbyllur nga brenda, me një rrjetë të çarë. Ata mbërritën pas mesnate. Motori fiket – “i rraskapitur” si gjithë të tjerët.

Në atë makinë ishin 14 shpirtra. Tre familje, plus Sasha, 6 vjeç. Babai dhe nëna mbetën pas në Mariupol. Nuk kishin një makinë tjetër për t’u larguar nga vendi të gjithë.

“Merre atë. Largojeni atë. Shpëtojeni atë”, janë këto fjalët që dëgjohen atje.

250 kilometra autostradë janë bërë 400 rrugë dytësore dhe qytete fantazmë për të shmangur minat dhe urat e shkatërruara.

Një fëmijë, një i rritur, një fëmijë, një i rritur dhe vazhdojnë të dalin.

“Mazda” me xham të thyer po largohej, “korridori i gjelbër” ishte i hapur, një vend u gjet për Sashën. 14-të në vend të 13-të. Megjithatë, shpëtuan!

Brezat

Të arratisurit nga rrethimi i Mariupoli-t nuk kanë bagazh, nuk marrin pas as kujtime. Ollga u përpoq t’i bindte gjyshërit, por kokëfortë, ata thanë “jo, ne jemi plakur, nuk mund të mësohemi, ju shkoni”.

Ollgës i dridhet zëri, vështrimi i saj kërkon mirëkuptim për gënjeshtrën që të gjithë duan të besojnë. E vërteta është se gjyshërit shpesh rrinin për të mos u hequr vendin të rinjve. Nga 160 që mbërritën me kolonën të hënën, më i madhi ishte 57 vjeç. Të tjerët ishin fëmijë dhe prindër nga mosha 30 deri në 40 vjeç.

Të nesërmen

Pas një gjumi, 14-at e “Mazda-s” gri janë ende në një nga kopshtet e fëmijëve në Zaporizhzhia, të shndërruar në një qendër pritjeje. U japin rroba, vakte të ngrohta, një shans për t’u larë për herë të parë pas 13 ditësh.

Në temperatura të ulëta, pa ujë, rrobat ngurtësohen, ndryshojnë ngjyrë, ashtu si fytyra dhe sidomos duart. Megjithatë, edhe dje, pas një dushi, sytë e tij enden të humbur.

Janë gratë që flasin, që treten në lot, që dridhen teksa tregojnë për ato ditë të pafundme. Burrat janë jashtë, duke pirë cigare, ose në telefon “për të rilidhur” fijet e jetës.

Nuk ka mbaruar për ta!

Ata nuk mund të largohen nga vendi, ata duhet të regjistrohen ose të marrin pjesë në përpjekjet e luftës në njëfarë mënyre, sikur 12 ditë në një qytet të shkatërruar dhe të uritur të mos ishin një ofertë e mjaftueshme për atdheun e tyre.

“Në fillim nuk mund ta besonim se mund të zgjaste kaq gjatë. Tani do të marrë fund, menduam. Përkundrazi, u bë gjithnjë e më keq”, rrëfen Natalia.

Më tej, ajo thotë se “kur dëgjonim zhurmat, unë dhe burri im i fusnim foshnjat poshtë dhe të gjithë mbuloheshim me batanije. Ata qanin, nuk kuptonin, por nëse çatia do të shembej, shpresonim që t’i mbronim me trupat tanë”.

“Në kurth”

“Dikur teatri i prozës, me kolonat e bardha dhe neoklasike mu në qendër të Mariupoli-t”, shpjegon Irina, “tanimë është kthyer në një strehë”.

“Aty strehohen 1 mijë njerëz. Ata hanë vetëm një herë në ditë, atë që sjellin ushtarët tanë”.

Ata u larguan nga një qytet i djegur, me kufoma rrugëve.

U godit edhe stacioni i zjarrfikësve, kështu që ndërtesat e bombarduara digjen në heshtje për orë të tëra, flakët shkojnë nga kati në dysheme deri në çati.

Më poshtë, njerëzit vazhdojnë të strehohen nga bombardimet ruse.

Pas kontrolleve ruse, secili duhej të gjente rrugën e vet. Në rrugët dytësore dhjetëra makina të djegura apo edhe të mbushura me të shtëna të atyre që kishin tentuar të arratiseshin ditët e mëparshme. Brenda gjenden kufoma.

“Përjetime”

Në cirkun e Zaporizhzhia-s, një ndërtesë e kohës sovjetike që ende mban erë tigrash dhe kuajsh, një mur plot apele, numra telefoni, emra të atyre që duhet të kishin kaluar tashmë, por nuk mund të gjenden, të bën përshtypje një person që ka parë atë nga Mariupol.

Psikologët, që i presin në Zaporizhzhia, thonë se vetëm përpiqen t’i qetësojnë. Të arratisurve u vjen turp të kenë humbur gjithçka, të jenë si lypës. Në dorë kanë dokumentet, aktet e pronësisë së shtëpisë, celularin dhe kartat e bankës. Asgjë tjetër!

As fëmijët nuk i sollën lodrat e tyre. Të vegjlit, sapo e gjejnë, e marrin në zotërim, nuk e lënë kurrë. Megjithatë, për të rriturit është një ngushëllim për të tërhequr ca para, për t’u ndjerë sërish zot i diçkaje. Më shumë sesa të përballesh me traumat, tani mund t’i përqafosh, qetësosh, t’i bësh të ndihen se janë në një vend të sigurt.

I vetmi spital

Më shumë makina po vinin nga Mariupol mbrëmë. Shumë, ndoshta edhe 1 mijë, 20 mijë njerëz në bord, por ende asgjë në krahasim me 200 mijë apo 300 mijë banorët e bllokuar.

Nënkryetari i bashkisë arriti të merrte lajmin – i vetmi spital ende aktiv kontrollohet nga jashtë nga ushtarë rusë. Mes punonjësve shëndetësorë dhe të sëmurëve, 400 janë të burgosur.

Kushdo që tentnte të dilte, pushkatohej.

Marrë nga “Corriere Della Serra” dhe përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore