Stil

Tayna feston ditëlindjen – pranon urime të veçanta


Tayna - Rep Artiste

Rep artistja, Doruntina Shala, për publikun e njohur si Tayna, po feston ditëlindjen e 25-të, ndërsa me rastin e kësaj dite të veçantë për të, nuk kanë munguar as urimet e shumta nga fansat, kolegët dhe familjarët e saj.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj të Instagram-it, Tayna ka njoftuar të gjithë se data 14 dhjetor shënon ditëlindjen e vet, teksa ka shkruar – “E kam veten time, çka tjetër do të dëshiroja? Vajza e ditëlindjes”.

Fotografi e publikuar nga Tayna në Instagram.

Ndërkaq, ndër fytyrat e para publike që e uruan Tayna-n për ditëlindje ishte menaxheri i saj, Rinor Hykolli.

“Urime ditëlindja edhe 100 vite. Krenohemi me ty, Tayna”, ka shkruar Hykolli në një fotografi të publikuar ku shihej bashkë me artisten.

Urime për yllin e hitit “Sicko” ka pasur edhe nga Shqipëria, ndërsa modelja e njohur, Kejvina Kthella, ka publikuar një fotografi të artistes nga skenat e video klipit të këngës “Hala”.

Fotografi e publikuar nga Tayna në Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen dashuri, të dua shumë, Tayna”, ka shkruar Kthella.

Me një fotografi të publikuar përderisa ai po kujdesej për grimin e artistes, ditëlindjen Tayna-s ja ka uruar edhe grimeri i njohur, Arbër Bytyqi.

Në fotografinë e publikuar, Bytyqi ka shkuar – “Shumë urime për Tayna-n”.

Projekti i fundit i publikuar nga Tayna mbetet bashkëpunimi me rep artistin, Ledri Vula në këngën “Hala”, i cili aktualisht vetëm në platformën YouTube numëron mbi 8 milionë klikime.

Gjithashtu, javë më parë, Tayna, ka publikuar intron e albumit të saj të parë “Heroinat”.

Tayna – “Heroinat”.

“Shumë gra dhe vajza shqiptare kanë lënë gjurmë në historinë tonë në fusha të ndryshme. Meqë rikujtohen rrallë, unë kam vendosur që albumin tim të parë ta nis me disa nga ato”, kishte shkruar Tayna.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore