Lajme

Takimi “Ramstein” do të diskutojë sërish ndihma për Ukrainën


Përfaqësues nga më shumë se 40 vende do të organizojnë përsëri një takim, si në bazën ushtarake Ramstein.

Kjo, për të diskutuar mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën në çështjen e mbrojtjes.

Ajo do të zhvillohet të hënën, më 23 maj, deklaroi zëdhënësi i Pentagon-it John Kirby në një konferencë.

Sipas tij, këtë herë negociatat do të zhvillohen online.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, i cili kryeson takimin, do t’i bashkohet nga Pentagoni.

“Më shumë se 40 vende do të marrin pjesë në takim, siç bënë një muaj më parë, për të ofruar ndihmë sigurie për Ukrainën dhe për të vendosur se si mund të duket në të ardhmen”, u shpreh Kirby.

Ai gjithashtu theksoi se lista e plotë e pjesëmarrësve do të jetë gati më vonë, ndërsa detajet e tjera do të njoftohen në mëngjesin e 23 majit.

Më herët, u bë e ditur se 15 armët e para vetëlëvizëse kundërajrore Gepard nga arsenalet gjermane do të mbërrijnë në Ukrainë në muajin korrik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore