Shqipëria

Takimi Kim-Manja/ Koha për rezultatet e vërteta nga reforma në drejtësi


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, është takuar me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për të diskutuar përparimin dhe hapat në vijim në zbatimin e reformës në drejtësi.

Për ambasadoren, ka ardhur momenti që të shihen rezultatet e reformës në drejtësi.

Përmes një postimi në platformën Twitter, ajo ka shkruar se SHBA-të janë në mbështetje të fokusit të këtij viti për t’i dhënë fund mangësive dhe jo-efikasitetit.

Kjo, “veçanërisht për të reduktuar numrin e çështjeve të prapambetura në gjykatat administrative”.

“Përgjigje në kohë dhe transparencë ndaj shqetësimeve të qytetarëve mbi kërkesat dhe të drejtat e pronës… çka është gjithashtu e rëndësishme për të tërhequr investime të huaja dhe për të përmbushur standartet e BE-së”, ka shkruar ambasadorja.

Sipas Kim, rëndësi të veçantë ka edhe zbatimi i pasojave për zyrtarët që përfshihen në korrupsion.

Ajo e ka përmbyllur postimin duke theksuar se “njerëzit meritojnë rezultate të vërteta nga reforma në drejtësi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore