Lajme

Tahiri: Hera e parë që një parti bllokon themelimin e një komisioni


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Që nga themelimi i Kuvendit të Kosovës, të hënën e 28 marsit ka qenë hera e parë që një subjekt politik e ka bllokuar themelimin e një komisioni hetimor.

Kështu është deklaruar nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Sipas tij, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje tentuan ta bllokojnë një proces hetimor relevant.

“Ne konsiderojmë se gjatë kësaj periudhe tashmë kanë dal në dritë edhe mundësitë për keqpërdorimet e para që kanë ndodhë nga mjetet që janë ndarë nga Qeveria e Republikë së Kosovës. Asnjëherë në të kaluarën, asnjë grup parlamentar s’ka ndodhë që të refuzojë hedhjen dritë mbi çfarëdo keqpërdorimi të mundshëm që ka mundur të ndodhë nga cilado institucione qofshin ato e për çfarëdo çështje qofshin”.

Kuvendi i Republikës së Kosovës

Ai sqaroi se kjo është e rregulluar edhe përmes organeve të drejtësisë.

“Hetimi parlamentar është i rregulluar me ligj. Është një instrument i opozitës që përdoret për hedhjen dritë mbi keqpërdorimet e mundshme nga institucionet e Republikës së Kosovës, dhe në të kaluarën si grup parlamentar i PDK-së dhe edhe partitë tjera, asnjëherë nuk ka ndodhë që të refuzojnë votimin e një komisioni të tillë parlamentar”.

Ndërsa, shtoi se Kosova ka një histori sa i përket hetimeve parlamentare.

“Është një instrument i opozitës që të hedh dritë në gjetjet. Sot edhe ashtu kërkova që për këtë çështje duhet të votohet e të mos ketë debat. Vlen të theksohet se gjatë kësaj periudhe taksa të qytetarëve janë shpenzuar 200 milionë euro, që nuk e dimë saktë për to. Sot Qeveria Kurti ka hapur një debat shumë të madh për një aferë korruptive që u mundua ta ndalojë por opozita ka edhe mundësi të tjera”, tha Tahiri.

Kuvendi i Kosovës, në seancën e të hënës nuk ka miratuar Komisionin për Hetimin e menaxhimit të krizës energjetike.

Me 23 vota për dhe 50 kundër, Kuvendi i Kosovës nuk e miratoi themelimin e komisionit për hetimin e situatës me energji elektrike nga Qeveria e Kosovës.

Kjo pikë është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), por iniciativën e PDK nuk e votuan deputetët e pushtetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore