Lajme

Tahiri: Diplomacia jonë në gjumë


Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se diplomacia e Kosovës “është në gjumë”, pasi sipas saj, Kosovës nuk i janë hequr masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian dhe Serbia nuk është ndëshkuar pas sulmit terrorist në Banjë më 24 shtator.

“Çfarë po ndodh. Kosovës nuk iu hoqën ndëshkimet ndërkombëtare ndërsa Serbia ende e pandëshkuar. diplomacia jonë në gjumë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Në fillim të këtij muaji, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pati theksuar se është pro heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Në rrethanat aktuale nuk është mirë që Kosova është nën masa negative të BE-së. Dhe kjo është çështja që duhet të adresohet. Heqja e sanksioneve? Kjo është njëra nga mundësitë që personalisht i mbështes”, pati theksuar Lajçak.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdimisht ka deklaruar që BE-ja duhet t’ia heq masat ndëshkuese Kosovës.

Më 4 korrik, Kosova është sanksionuar nga Bashkimi Evropian për shkak të mos shtensionimit të situatës në Veri.

Sipas BE-së, është pezulluar puna e organeve të MSA-së dhe program i fondeve IPA-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore