Lajme

Szunyog takon Peshkopin Teodosije, flasin për çështje që kanë të bëjnë me Kishën Ortodokse Serbe


Tomas Szunyog dhe Peshkopi Teodosije

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog, është takuar këtë të mërkurë me peshkopin Teodosije të Eparkisë së Rashkës dhe Prizrenit në Manastirin e Graçanicës me të cilin kanë diskutuar për çështjet që kanë të bëjnë me Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë.

“Theksova rolin e rëndësishëm që ata mund të luajnë, së bashku me komunitetet e tjera fetare, në procesin e pajtimit të Kosovës dhe në nxitjen e harmonisë ndërkomunale”, shkroi Szunyog në platformën X.

Foto: Tomas Szunyog

Së fundmi Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i ka dërguar një shkresë zyrtare Peshkopit Teodosije për sanimin e dëmve të Manastirit të Banjës, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

“Zotimin e dhënë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të datës 27 shtator 2023 për sanimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës në Zveçan, të shkaktuara nga sulmi terrorist i datës 24 shtator, po e konkretizojmë më shkresën zyrtare drejtuar Dioqezës Rashkë – Prizren”, ka shkruar Çeku në Facebook, teksa ka bërë publike shkresën e dërguar Peshkopit Teodisije.

Dioqeza Rashkë-Prizren refuzon që Kosova ta restaurojë Manastirin e Banjskës, e quajnë “akt politik”

Mirëpo, paraprakisht nga Dioqeza e Rashkë-Prizren kishte refuzuar që institucionet e Kosovës të restaurojnë Manastirin e Banjës, pas sulmeve nga grupet terroriste të dielën e 24 shtatorit, që dëmtuan strukturën e tij.

Dioqeza Rashkë-Prizren refuzon që Kosova ta restaurojë Manastirin e Banjskës, e quajnë “akt politik”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore