Sport

Sylvinho është trajneri i Shqipërisë deri në 2024


Sylvio Mendes Campos Júnior (Sylvinho) është zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares shqiptare dhe ka nënshkruar të hënën e 9 janarit një kontratë e cila do e lidhë me ngjyrat kuqezi deri në vitin 2024.

Sylvinho zëvendëson në këtë detyrë italianin Edoardo Reja, i cili ishte në krye të kuqezinjve për tre vite e gjysmë duke arritur rezultate të rëndësishme dhe duke rinovuar ndjeshëm skuadrën me element të rinj premtues.

Sylvinho, ka përzgjedhur si ndihmës të tij argjentinasin Pablo Javier Zabaleta Girod dhe brazilianin Dorival Guidoni Junior, të cilët ishin të pranishëm në konferencën për shtyp.

“Doja t’u falënderoja që jeni këtu. Jam i kënaqur. Puna e një trajneri është e vështirë, kurrë e thjeshtë. Duhet të bëjmë zgjedhje, herë fiton e herë jo. Falënderoj Reja-n për punën e bërë, këta futbollistë, zemrën dhe pasionin”, u shpreh fillimisht trajneri brazilian.

Ai shtoi se ka dëshirë që të sjellë rezultate pozitive për të dërguar kombëtaren në pozicionin e duhur.

“Këtë pashë kur takova presidentin për herë të parë. Edhe ai pa te ne urinë dhe dëshirën për të bërë mirë, për t’i dhënë vazhdimësi projektit”, shtoi Sylvinho.

Sipas tij, FSHF-ja e bindi që të merrte përsipër këtë detyrë.

“Jemi të kënaqur, besoj do bëjmë një punë të mirë”, ravijëzoi në përmbyllje trajneri brazilian.

Sylvinho: Një ritëm i ri

Sylvinho dëshiron të patentojë futbollin spanjoll në Shqipëri

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore