Lajme

Sveçla: Secili vrasës i grave të sillet para drejtësisë dhe të marrë dënimin e merituar


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka kërkuar që secili vrasës i grave të sillet para drejtësisë dhe të marrë dënimin e merituar.

Sveçla, përmes një komunikatë dërguar mediave ka thënë se kjo ditë na kujton përpjekjen e pareshtur për barazi dhe drejtësi.

“Rezistenca dhe kontributi i vajzave dhe grave në historinë e popullit tonë mbetet shembulli më i mirë që secili prej nesh kemi para vetes”.

“Si Ministri e Punëve të Brendshme, jo vetëm sot por çdo ditë, po punohet që secila grua të jetojë e veprojë e sigurte në vendin tonë, ashtu që edhe secili vrasës mizor i vajzave e grave të sillet me shpejtësi para drejtësisë e të marrë dënimin e merituar”, ka thënë ministri.

Tutje ai ka potencuar se janë duke punuar që krijojnë pjesëmarrje të barbartë brenda sektorit publik.

“Duke njohur pabarazinë që ka rënduar ndër vite ndaj vajzave dhe grave në punësim, synim i punës sonë mbetet të ngrisim të gjithë mekanizmat që të garantojmë pjesëmarrje të grave dhe vajzave brenda sektorit publik”.

Sipas tij, është shumë e nevojshme që sigurisë të i shtohen gratë.

“Vajzat dhe gratë që janë çdo ditë në uniformë kanë dëshmuar se shërbimi për qytetarët e për Republikën nuk ka gjini”.

Vrasja e fundit e një grua në Kosovë, ndodhi më 29 nëntor, nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, përmes një vrasësi me pagesë.

Vrasje kjo që përbën rastin e parë të kësaj natyre të ndodhur në Kosovë, por jo edhe të parin rast që një grua vritet nga bashkëshorti i saj.

Për një dekadë në Kosovë janë shënuar mbi 50 raste të vrasjeve të grave nga bashkëshortët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore