Sport

Superkupa e Evropës në Belfast


Finalja e Superkupës mes Chelsea-s dhe Villarreal-it do të luhet në Belfast, më 11 gusht.

UEFA dëshironte që ta zhvendoste ndeshjen në Stamboll.

Kjo sepse UEFA donte të kompensonte për ndeshjen e finales së Ligës së Kampionëve që u zhvendos në Portugali.

Por, Federeta e Futbollit Irlandez konfirmoi që ndeshja do të luhet në Windsor Park, në kryeqytetin e Irlandës së Veriut.

“Jemi të kënaqur që UEFA e ka konfirmuar se ndeshja do të luhet në Belfast”, tha shefi i Federatës Irlandeze, Patrick Nelson.

“Ishim në kontakt të afërt me partnerën tonë për këtë çështje”.

Detajet për biletat dhe pjesëmarrjen në ndeshjen Chelsea – Villarreal ende kanë mbetur për t’u vendosur.

Finalja e Ligës së Kampionëve këtë vit u shty për herë të dytë nga Stambolli.

Stambolli pritet që të organizojë finalen e vitit 2023, si kompensim i dy finaleve me radhë të shtyra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore