Sport

Superiorja/ Pretendentët gati të përfitojnë nga humbja e Vllaznisë


Kategoria Superiore do të luajë ditën e shtunë katër ndeshje të javës së 32. Ekipet pretendente zbresin në fushë dhe janë gati të përfitojnë nga hapi fals i Vllaznisë që u mund ditën e premte nga Kukësi (3-1).

Dy ndeshje do të luhen duke filluar nga ora 16:00. Tirana do të presë Kastriotin dhe Apolonia Laçin.

Bardheblutë renditen në vendin e pestë në Superiore me 50 pikë, shtatë pikë larg kreut që mbahet nga Partizani. Kastrioti renditet në vendin e shtatë me 31 pikë, një pikë më shumë se vendi i tetë i play-off dhe dy pikë më shumë se vendi i nëntë, që të dërgon në Kategorinë e Parë.

Apolonia e vendit të fundit do të ketë përballë Laçin e vendit të katërt. Miqtë kanë 53 pikë dhe janë në garë për titullin kampionë.

Skënderbeu do të këtë një ndeshje të vështirë në luftën për mbijetesë në Superiore, pasi ndeshet me Partizanin. Ndeshja do të filloje nga ora 19:00.

Korçarët kanë 29 pikë dhe renditen në vendin e nëntë. Demat e Kuq kanë 57 pikë dhe janë në krye të Superiores, me një pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Teuta. Ndërkohë, Teuta do të përballet me Bylisin, duke filluar nga ora 19:00. Durrsakët kanë një ndeshje të lehtë në letër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore