Përballje

Super Uzuni, shënon dy gola dhe asiston për një tjetër


Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, ka shkëlqyer në ndeshjen që ekipi i tij, Granada, e fitoi me rezultat 4:0 ndaj Sporting Gijon, takim ky i vlefshëm i javës së 10-të në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

Sulmuesi shqiptar luajti për plot 65 minuta dhe ishte protagonist absolut në këtë takim, duke marrë edhe kryesimin në listën e golashënuesve në La Liga 2.

Me këta dy gola tani Uzuni numëron tetë sosh në vendin e parë, dy më shumë sesa vendi i dytë.

Në minutën e gjashtë Uzuni i dhuroi një super asistim Puerta-s, që e dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë, duke zhbllokuar rezultatin.

Më pas në minutën e 27-të, Uzuni e dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi të dyfishtë të vendasve, derisa në të dytën ata shënuan edhe tre gola të tjerë.

Pesë minuta pas fillimit të fraksionit të dytë, ishte përsëri Uzuni, i cili shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje dhe të tretin për ekipin e tij.

Teksa në minutën e 61-të ishte Callejon ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës dhe realizoi golin e katërt për Granada-n.

Trajneri Karanka vendosi që ta nxirrte Uzunin në minutën e 65-ë nga fusha e lojës, vendim që u duk se u mor nga tekniku spanjoll për të mos e sforcuar më tej shqiptarin, duke qenë se kishte dominim absolut të sfidës.

Rezultati i këtij takimi u vulos në minutën e 85-të me Perea që shënoi golin e pestë për vendasit.

Pas javës së 10-të Granada ngjitet në vend të pestë me 17 pikë, teksa Gijon zbret në vend të nëntë me 15 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore