Lajme

‘Super Mario 64’ e vitit 1996 shitet për 1.56 milionë dollarë


Një kopje e pahapur e lojës “Super Mario 64” të Nintendo-s është shitur në ankand për 1.56 milionë dollarë.

Agjencia e lajmeve, Associated Press, tregon se shtëpia e ankandit Heritage në Dallas kanë thënë se loja e vitit 1996 u shit të dielën e 11 korrikut, duke thyer çmimin e saj të mëparshëm rekord për shitjen e një loje të vetme video.

Ndërkohë, një zëdhënës nuk i është përgjigjur menjëherë pyetjes se kush ishte blerësi i lojës.

Shtëpia e ankandit ka zbuluar në një deklaratë se “Super Mario 64” ishte loja më e shitur në Nintendo 64 dhe gjithashtu e para që paraqiti karakterin Mario në 3D.

Kjo shitje ndjek një tjetër të një kopjeje të pahapur të “The Legend of Zelda” të Nintendo-s që u shit të premten nëntë korrikut në ankand për 870 mijë dollarë.

Valarie McLeckie, specialiste e videolojërave të Heritage, ka thënë se shtëpia e ankandit u trondit kur pa një lojë të shitur për më shumë se një milion dollarë dy ditë pasi loja Zelda theu rekordin e saj të kaluar.

Kurse në muajin prill, shtëpia e ankandit shiti një kopje të pahapur të “Super Mario Bros” të Nintendo-s që u ble në vitin 1986 dhe që u dha për 660 mijë dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore