Supat me krem pasurojnë çdo menu dhe janë një zgjedhje e mirë veçanërisht gjatë ditëve të ftohta. Kremi pa yndyrë i supës me kunguj dhe patate do t’u përshtatet gjithësecilit, pasi përvec se është e shëndetshme është edhe e shijshme, veçanërisht sepse dendësia merret nga vetë perimet, dhe jo si zakonisht, duke shtuar miell dhe procedura të ngjashme.
Përbërësit:
3 lugë vaj ulliri
450 g kungull të qëruar
100 gr presh
30 g qepë të reja
3-4 thelpinj hudhër
400 g patate të qëruara
60 gr karota
me piper të zi dhe të bluar sipas shijes
1 lugë çaji erëza të thata, sipas dëshirës
Përgatitja:
Prisni imët preshët, qepën dhe hudhrën, më pas skuqini në vaj që të zbuten. Hidhni një litër ujë të nxehtë, shtoni kungullin e prerë në feta, patatet dhe karotat, shtoni piper sipas shijes dhe kur të vlojë, ziejini gjysmë të mbuluara derisa perimet të zbuten.
Kullojeni, por mos e hidhni lëngun. Grini perimet në një blender ose mikser. Kthejini perimet në lëng, shtoni erëzat e thata, si dhe kripë dhe piper nëse është e nevojshme, dhe nëse supa ju duket shumë e trashë për shijen tuaj, mund t’i shtoni një gotë me ujë të nxehtë. Lëreni të vlojë dhe më pas hiqeni nga zjarri. Shërbejeni të ngrohtë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit