Lajme

“Sulmet terroriste në Izrael, rikujtim i tragjedisë e cila u parandalua në Banjë më 24 shtator”


Ilustrim

Drejtorit të Institutit Epik, Demusha Shasha, ka reaguar pas sulmeve terroriste në Izrael, pasi grupi militant Hamas ka lëshuar mijëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur kundërpërgjigjen e Izraelit i cili kreu sulme ajrore ndaj caqeve në Rripin e Gazës.

Skenat e tmerrshëm që vijnë nga Izraeli, sipas Shashës janë rikujtim i tragjedisë e cila u parandalua në Banjë më 24 shtator nga inteligjenca perëndimore dhe Policia e Kosovës.

“Sot Kosova dhe Izraeli ndajnë të njëjtën dhimbje, por e cila i bashkon edhe më fort në luftë kundër terrorit”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social në Facebook.

Kosova ka dënuar fuqishëm sulmet terroriste kundër Izraelit.

Përmes një komunikate për media e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës në platformën social X, theksohet se Kosova solidarizohet në plotni me Izraelin në këto momente të tmerrshme.

“Kosova dënon fuqishëm sulmet terroriste kundër Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Izraelin në këto momente të tmerrshme. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”.

Demush Shasha

E tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael ka mbetur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një postim në platformën sociale, X, Osmani ka shprehur solidaritetin e plotë të Kosovës ndaj Izraelit.

“Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael. Ne shprehim solidaritetin tonë të plotë ndaj presidentit Isaac Herzog, popullit dhe shtetit të Izraelit në këto orë të errëta. Mendimet tona janë me familjet e viktimave”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore