Lajme

Suharekë, një 8 vjeçar vdes pasi e zënë dyert – në gjendje të rëndë edhe motra


Një fëmijë i moshës tetëvjeçare ka ndërruar jetë në Suharekë pasi e kanë zënë dyert e oborrit, ndërsa motra e tij gjashtëvjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin për Albanain Post e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 15:20 është raportuar që në fshatin Vraniq të Suharekës, dy fëmijë njëri tetëvjeçar dhe njëra gjashtëvjeçare i kanë zënë dyert e oborrit. Ata janë dërguar në Emergjencën e Suharekës, por menjëherë janë dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku është konstatuar se 8-vjeçari ka vdekur”, tha ai.

Sipas Bytyqit, motra e të ndjerit është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në QKUK për trajtim.

Ndërkaq në Klinë një person ka vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lokalin më të famshëm në këtë qytet “Coyote”, teksa janë publikuar pamjet kur i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes me armë në dorë.

“Kemi marr një konfirmim që personi që kanë i plagosur ka ndërruar jetë. Prokurori është në vendin ngjarjes dhe është duke ndërmarr të gjitha masat së bashku me policinë për arrestimin e personit të dyshuar”, tha zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi.

Publikohen pamjet kur i dyshuari për vrasjen në Klinë largohet me armë në dorë nga vendi i ngjarjes

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore