Stil

Stresi përleshet brutalisht me BMT-në: Jam djali i Sali Lushës


Arkimed Lushaj i njohur me emrin skenik Stresi

Rep- artisti shqiptar, Arkimed Lushaj i njohur me emrin artistik Stresi, është përfshirë në një debat virtual, i cili ka degraduar edhe në përleshje fizike.

Reperi disa ditë më parë, në llogarinë e tij në Instagram, kishte publikuar imazhin e Arben Simonit, i njohur ndryshe BMT, ku shihej i përgjakur në veturë.

Kjo gjakosje ishte rezultat i një dhune fizike të ushtruar nga vet Stresi mbi të, për shkak se ky i fundit e kishte sharë familjarisht në rrjetet sociale.

Tani një video e publikuar nga portali “JOQ”, tregon tërësisht momentin kur reperi shqiptar afrohet te vetura e Simonit dhe fillon ta sulmojë atë.

Në videon e publikuar shihet Stresi teksa përmend me krenari që është djali i Sali Lushajt, duke i bërë kështu me dije se nuk është dashur të ngatërrohej me familjen e tij.

“Jam djali i Sali Lushës, ky më ka prekur familjen”, dëgjohet duke thënë reperi ndër të tjerash përgjatë gjithë videos.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore