Serbi: Gjuriçi zëvendëson Daçiçin në postin e kryediplomatit – Vulini i sanksionuar nga SHBA-ja rikthehet si zv.kryeministër
Millosh Vuçeviç, mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, zbuloi të martën emrat e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar. Në pozitën e zëvendëskryeministrit do të rikthehet pro-rusi Aleksandër Vulin, ish-udhëheqës i shërbimit të inteligjencës serbe (BIA), i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) që nga vitit 2023.
Ministri aktual i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, do ta udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa Marko Gjuriç, ish-ambasadori i Serbisë në Uashington dhe ish-drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, do t’i bashkohet ekzekutivit serb si shef i diplomacisë.
Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë do ta drejtojë Bratisllav Gashiç, deri tani ministër i Punëve të Brendshme, ndërsa Ministrinë e Kulturës do ta marrë Nikolla Selakoviç, ish-shef i diplomacisë serbe (2020-2022), aktualisht ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale. E këtë ministri do ta udhëheqë Nemanja Staroviç, ish-sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes.
Në krye të Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë do të rikthehet Zllatibor Llonçar, ndërsa ministri i deritashëm i Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Aleksandër Martinoviç, do ta drejtojë Ministrinë e Bujqësisë. Ministre e Drejtësisë mbetet Maja Popoviç, ndërsa Ministrinë e Financave do ta drejtojë Sinisha Mali, i cili mban këtë pozitë nga viti 2018.
Gjithashtu, postin e ministres për Integrime Evropiane do ta mbajë edhe për një mandat Tanja Mishçeviç, ndërsa Sllavica Gjukiç-Dejanoviç do të jetë sërish ministre e Arsimit. Kreu i Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve do të jetë përsëri kroati Tomisllav Zhigmanov, ndërsa ministër i Sportit do të jetë sërish Zoran Gajiç, ish-trajner i volejbollit.
Ministre e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale do të jetë Jellena Zhariç Kovaçeviç, ndërsa Adrijana Mesaroviq do të jetë ministre e re e Ekonomisë. Ministër për Investime do të jetë Darko Gllishiç, ndërsa Dejan Ristiç ministër për Informim. Në qeveri do jenë pesë ministra pa portofol.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Leonarda Cianciulli, sapunbërësja e Corregios: Kam prerë tre gra në copa, ishin sakrifica njerëzore për të më mbrojtur nga një mallkim
-
Një goditje dërrmuese për Izraelin dhe një bast masiv nga ICC-ja
-
Diplomati i lartë izraelit i kërkon AIPAC që të marrë ‘hapa dramatikë’ kundër ICC-së
-
Gjermania thotë se respekton ICC-në, por se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten